Ambasada e Republikës së Kosovës në Bangladesh ka organizuar mbrëmje festive, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bangladesh, Güner Ureya tha para të pranishmëve se sfidat e këtyre viteve nuk ishin të lehta, por qëllimi për ta quar përpara Kosovën ishte i palëkundur.
Ai tha se gjatë 15 viteve, Kosova ka bërë përparim të dukshëm në çdo fushë. “Sot kemi një shtet funksional, të qëndrueshëm me diversitet social dhe ekonomi në rritje të vazhdueshme” tha Ambasadori.
Ai gjithashtu ka folur për marrëdhëniet shumë miqësore të Republikës së Kosovës me Republikën Popullore të Bangladeshit, si dhe ka bërë thirrje që katër shtete anëtar në Asociacionin e Azisë së Jugut për Bashkëpunim Regjional (SAARC) që ende nuk kanë njohur Republikën e Kosovës ta ndjekin Bangladeshin dhe vendet tjera të rajonit dhe formalisht ta njohën vendin tonë.
Ndërsa Ministri i Shtetit për Teknologji Informative dhe Komunikacion të Republikës Popullore të Bangladeshit, Zunaid Ahmed Palak, i cili në emër të qeverisë së Bangladeshit ka marrë pjesë në cilësinë e mysafirit kryesor në këtë aktivitet, ka folur për marrëdhëniet të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve duke potencuar që kryeministrja, Sheikh Hasina e jep shumë rëndësi Kosovës dhe ka dëshirë që të avancohen më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Ai tha se ka shumë potencial për partneritet dhe bashkëpunim me Kosovën në fushat e tregtisë elektronike, tregjeve online dhe portave të pagesave online.
“Ne jemi të lidhur dhe të varur në këtë botë të globalizuar. E ardhmja qëndron në planifikimin sot për një ekonomi digjitale gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ne të gjithë duhet të jemi në këtë rrugëtim së bashku”, tha ai.
Në pritje kanë marrë pjesë shumica e ambasadorëve rezidentë dhe të ngarkuarit me punë në Daka, koordinatorja rezidente e Kombeve të Bashkuara në Bangladesh dhe disa udhëheqës të tjerë të organizatave ndërkombëtare, zyrtarë të lartë civil dhe ushtarak të Bangladeshit, përfaqësuesit të lartë të partive politike, kryetar komunash, deputetë, afaristë të dalluar, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë të njohur, gazetarë, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova