LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike tregon sot se çfarë po ndodh me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në Kosovë

Ambasada britanike tregon sot se çfarë po ndodh me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në Kosovë

Ka një vit e gjysmë që kur Qeveria e Kosovës dhe ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

Memorandumi ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive që janë në përgjegjësi të Qeverisë të jetë kredibil, ndërsa gjatë procesit kishte edhe ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ambasadori britanik në Kosovën Ruairi O’Connell, vlerëson se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme serioze në Kosovë.


Pa javë më vonë, Ambasada britanike nënshkroi këtë marrëveshje edhe me kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.

Veseli pati deklaruar se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, sipas tij, ka filluar dhe po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale.

Atë kohë deklaruan se nënshkrimi i këtij memorandumi është një nga lajmet më të mira në dy vitet e fundit, nëpërmjet të cilit, siç deklaroi edhe O’Connell, do të adresohen rastet e nepotizmit.

Ndërkohë, sot në Prishtinë, edhe Haradinaj edhe Veseli do të marrin pjesë në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese.

Ditë më parë, kjo ambasadë e edhe ajo amerikane reaguan për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori