LAJMI I FUNDIT:

​Ambasada britanike reagon ndaj mos emërimit të komisarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

​Ambasada britanike reagon ndaj mos emërimit të komisarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë është shprehur e zhgënjyer me mos emërimin komisarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ambasada britanike përmes një reagimi publik ka theksuar se mos emërimi i asnjërit nga kandidatët vë në dyshim zotimin e deklaruar të partive politike për të të zbatuar Memorandumin e Mirëkuptimit me ketë ambasadë.


“Kemi ndjekur me zhgënjim dështimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të emërojë Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi më 14 gusht. Procesi transparent dhe meritor, i mbështetur nga projekti ynë i rekrutimit, kishte nxjerrë dy kandidatë të përshtatshëm. Mos emërimi i asnjërit prej tyre vë në dyshim zotimin e deklaruar të partive politike për të zbatuar Memorandumin e Mirëkuptimit me Ambasadën Britanike, por ç’është më e rëndësishmja, dërgon sinjal negativ për profesionistët e pavarur në Kosovë dhe shpresat e tyre për të kontribuuar në Institucionet e Kosovës. Çdo emërim publik do të duhej të merrte parasysh vetëm interesat e vendit dhe të qytetarëve të tij, dhe jo interesin e ngushtë partiak”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

Më tej në reagim thuhet se dështimi i Kuvendit për të emëruar Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi do t’i lërë qytetarët kosovarë pa mbrojtje të duhur institucionale të privatësisë dhe të dhënave.

“Kjo gjithashtu do të çojë në përsëritje të procesit të rekrutimit për herë të katërt dhe vonesë të fondeve të BE-së për Agjencinë. Procesi i radhës nuk do të mbështetet nga projekti ynë i rekrutimit. Ne nuk do të çojmë poshtë paratë e tatimpaguesve britanikë në proceset e përsëritura që ishin transparente dhe të zhvilluara me rregull, dhe që nxorën kandidatë që i plotësojnë kushtet për emërim.

Ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë votat e partive politike në Kuvend për pozitat që kanë mbetur në Listën e Pozitave të dakorduara të projektit në mënyrë që të vlerësojmë angazhimin tonë me Kuvendin për rekrutim të pavarur, transparent dhe llogaridhënës për pozitat e larta publike”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori