Paketos ka mirëpritur sot përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë,Rama Muhammed dhe Blond Gerqari, në një vizitë që kishte për qëllim njohjen nga afër të punës dhe zhvillimeve të fundit të kompanisë.

Gjatë takimit, drejtuesit e Paketos ndanë rrugëtimin e kompanisë për lidhjen e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, duke sjellë mijëra produkte nga platformat amerikane të e-commerce drejtpërdrejt tek konsumatorët kosovarë.


Sipas të dhënave të kompanisë, në gjysmën e parë të vitit 2025, Paketos ka dorëzuar rreth 2,000 porosi në të gjithë vendin. Duke filluar nga vjeshta e këtij viti, kompania planifikon të dyfishojë ngarkesat mujore, me synimin që deri në fund të vitit të arrijë një rritje mbi 70%.

Një zhvillim pozitiv për tregun kosovar është edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hequr taksën doganore prej 10% për produktet amerikane, gjë që pritet të rrisë disponueshmërinë dhe përballueshmërinë e tyre.

Ky hap është në përputhje me vizionin e Paketos për t’u bërë importuesi kryesor i produkteve nga SHBA në Kosovë.

Në përmbyllje të takimit, Paketos shprehu mirënjohjen për vizitën e Ambasadës së SHBA-së dhe theksoi se do të bëjë përpjekje maksimale për të zhvilluar më tej veglat dhe shërbimet që do t’u mundësojnë qytetarëve të Kosovës porosi më të lehta nga platformat amerikane të e-commerce, duke sjellë më shumë produkte cilësore në tregun kosovar dhe duke kontribuar në përmirësimin e bilancit tregtar me SHBA-në.

Rreth Paketos

Paketos është një shërbim inovativ që lidh konsumatorët në Kosovë me platformat më të mëdha të blerjeve online në SHBA. Përmes një procesi të thjeshtë porosie dhe transporti, kompania mundëson sjelljen e produkteve nga dyqanet amerikane si Amazon, Walmart dhe të tjera, drejtpërdrejt në adresat e klientëve në Kosovë.

Me rritje të shpejtë dhe synim për zgjerim të vazhdueshëm, Paketos po shndërrohet në urën kryesore tregtare mes SHBA-së dhe Kosovës.

Blerjet nga Amerika – më të lehta se kurrë, me Paketos./Telegrafi/