LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Amerikane: Policët që hetuan rastin, ku u konfiskuan 99 pistoleta, u trajnuan në SHBA

Ambasada Amerikane: Policët që hetuan rastin, ku u konfiskuan 99 pistoleta, u trajnuan në SHBA

Ambasada Amerikane në Kosovë ka përgëzuar zyrtarët e Policisë së Kosovës për operacionin e suksesshëm, para 10 ditësh, në rastin e kontrabandimit me armë, që rezultoi me arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e 99 pistoletave, municionit dhe gjëra të tjera.

Ambasada e SHBA, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zyrtarët që hetuan këtë rast u trajnuan në SHBA dhe është kënaqësi të shohësh se si aftësitë e tyre janë vënë në punë për ta ndihmuar Kosovën që të bëhet një vend më i sigurt.

“Më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv tre mujor lidhur me kontrabandën ka arrestuar 3 persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 armë zjarri të shkurtra, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para. Zyrtarët që po hetonin këtë rast u trajnuan nga SHBA-ja – është kënaqësi të shohësh se si aftësitë e tyre janë vënë në punë për ta ndihmuar Kosovën që të bëhet një vend më i sigurt”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori