LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Edhe pa pjesëmarrje në grupet punuese mbështesim ndryshimet kushtetuese

Alternativa: Edhe pa pjesëmarrje në grupet punuese mbështesim ndryshimet kushtetuese

Alternativa ka reaguar ndaj pohimeve të Aleancës për Shqiptarët për ndryshimet kushtetuese në vend.

“E kuptojmë nervozën e Aleancës. Resorët nën kompetencën e tyre po rrënohen tërësisht. Por, ne nuk mund të jemi përgjegjës për paaftësinë e tyre kadrovike dhe programore për t’u imponuar në Qeveri.

Alternativa në asnjë moment nuk dëgjoi nga asnjë përfaqësues i partnerëve qeveritarë se Grupi i Punës do të merret edhe me propozime të tjera përveç me amendamentin kushtetues për përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Preambulë.


Derisa të jetë në rend dite vetëm ai amendament, ne edhe pa pjesëmarrje në Grupin e Punës japim përkrahje “blanko” për integrimet evropiane të vendit”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Nga atje shtojnë se sa u përket kualifikimeve të tyre morale, skandaloze dhe hipokrite është mospranimi i amendamentit tonë kushtetues për mos vjetërsimin e veprave penale nga ana e Aleancës. A nuk e pranuan nga frika, apo për shkak të vetos nga Artan Grubi, e di vetë Aleanca./Telegrafi/

ASH: Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues është skandaloz
Lexo po ashtu ASH: Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues është skandaloz

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori