LAJMI I FUNDIT:

Alpinizmi në Kosovë, atraksion që po ngjallë interesim të madh (Video)

Alpinizmi në Kosovë, atraksion që po ngjallë interesim të madh (Video)

Alpinizmi është një nga mundësitë e mira që Kosova iu ofron turistëve për shkak të rajoneve malore që posedon.

Këtë e pohojnë Shoqatat për Bjeshkatari në Kosovë.

Jeton Kosumi thotë për RTV Dukagjinin se ka vizituar pothuajse shumicën e bjeshkëve të Kosovës.


“Hikingu ka përparësi nga fitnesi, sepse duhet të dalësh në natyrë. Jeta në Prishtinë është shumë aktive, prandaj nevojitet një ditë ose dy të dalës në natyrë ose mal të shëtitësh”, tregon ai.

Gëzim Konjush ka shumë vite që merret me bjeshkatari, ai thotë se bjeshkët më të mira në Kosovë i ka Rugova dhe Sharri.

“Bjeshkët më të mira në Kosovë që ja vlen patjetër për tu vizituar janë ato të Rugovës dhe Malet Sharrit. Këto i kanë pamjet më të bukura. Ecja në natyrë ka dobi të madhe për shëndet, sepse ecja i shti në funksion të gjitha organet”, tha ai.

Interesimi për alpinizëm në Kosovë viteve të fundit është shtuar dukshëm, përcjell Telegrafi.

Gani Syla, kryetar i shoqatës bjeshkatare “Prishtina”, thotë se shoqata e tij bën organizime të rregullta të ecjeve nëpër bjeshkët e Kosovës dhe rajonit.

“Kemi vizituar pothuajse shumicën e bjeshkëve në Kosovë, do të vazhdojmë edhe viteve të ardhshme, por është e pamundur t’i vizitojmë të gjitha sepse ka shumë në Kosovë”, deklaroi më tej Gani Syla./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2232148873687336/