Alpine Alpenglow – vetura e garave me hidrogjen, e dizajnuar edhe për rrugë normale
Është e vështirë të mos shkruash për Alpine Alpenglow, edhe pse nuk është veturë elektrike, ajo e prezanton të ardhmen nga një markë ikonë. Një markë e cila për shumë njerëz është esenca e veturave garuese.
Alpine Alpenglow fuqizohet nga një motor me djegie. Pikë së pari – emri Alpenglow është marrë nga shkëlqimi me ngjyrë të kuqe nga malet, vetëm pak para lindjes së diellit – kjo duke u bazuar në deklaratën zyrtare të lëshuar për shtyp.
Alpenglow është një veturë garuese me një ulëse që fuqinë e merr nga një motor me djegie hidrogjeni, dhe është një shenjë e qartë se Alpine është përkushtuar ndaj një të ardhmeje pa karbon dhe pa emetim, por jo domosdoshmërisht ndaj një të ardhmeje vetëm elektrike, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Alpine A110 E-ternitè e dëshmon se kompania nuk po largohet nga veturat elektrike, dhe ka të ngjarë se do të vazhdojë zhvillimin e të 2 teknologjive.
Vetura Alpenglow është dizajnuar rreth shasisë të një veture garuese, ka ngjashmëri të frikshme mes saj dhe LMDh Hypercar, me të cilën Alpine do të garojë në Le Mans 2024. Modulet e poshtme kanë dy rezervuarë hidrogjeni prej 700 barëve, dhe motori djegës është i vendosur pas shoferit.
Alpenglow është 5 metra e gjatë, 2 metra e gjerë dhe vetëm 1 metër e lartë. Dritat e përparme janë dizajnuar për t’i ngjasuar një komete e cila po futet në atmosferën e Tokës me njolla të vogla të dritës duke u sjellë anash saj, ndërsa dritat e pasme janë me ngjyrë të kaltër për të nënkuptuar shtytjen e hidrogjenit.
Kur bëhet fjalë për kabinën, nuk mund të thuhet shumë për të. Një ulëse e vetme garuese me veshje gjithashtu garuese, timon me butona për Tejkalim, Kontroll Piste, Frenim Regjenerues dhe me dy pedale.
Vetura ka ngjyrë Alpine Blue pasi që duket se asnjë ngjyrë tjetër mund të përshtatet për atë veturë, fibri i karbonit përdoret gjerësisht përgjatë shasisë dhe sistemi i amortizatorëve i ngjashëm me atë të F1, tregon qartë se kjo është një veturë e pistave.
Alpine insiston se këtë veturë mund ta shohim edhe në rrugët normale, por kjo i përket një të ardhme më të largët.
Dhe nëse jeni afër Parisit gjatë këtij vikendi, atëherë ju jeni me fat – kjo veturë do të prezantohet në Panairin e Veturave Parisi 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
Musk ‘përplaset’ me Trumpin rreth veturave elektrike
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
Fiat Grande Panda "do të fitojë" një version 4×4
Toyota shet 10.8 milionë automjete në 2024 për të mbetur prodhuesi më i shitur i veturave në botë
Bentley po punon në ndryshimin e Bentayga
Volkswagen mendon të ndërtojë Porshe dhe Audi në SHBA për të shmangur tarifat e Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?