Ish-mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso ka hedhur poshtë një ofertë stërvitore nga Bayern Munich.

Alonso ka refuzuar mundësinë për t'u bërë ndihmës trajneri i Bayern Munichut.


Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Spanjës i vari çizmet e tij në gozhdë në fund të sezonit të kaluar pas tre vjetësh me Bayernin.

Sipas Liverpool Echo, Carlo Ancelotti i ofroi Alonsos mundësinë për të vazhduar karrierën e tij si numër dy i Bavarezëve para fillimit të përgatitjeve para-sezonale.

Por, Alonso vendosi kundër marrjes së pozitës - siç bëri edhe legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Philipp Lahm. /Telegrafi/

telegrafi sport app