Almeda këto dite ka qenë dhe në vëmendje të shtypit rozë turk, për një lidhje të mundshme dashurie me futbollistin turk Sergen Yalcin, i cili gjithashtu është pjesë e “Survivor”.

Është aluduar për një histori mes të dyve, për shkak se i kanë parë shpesh të rrinë pranë njëri tjetrit gjatë jetesës në ishujt domenikane, megjithatë futbollisti Yalcin ka deklaruar për shtypin se mundësia që ai dhe Almeda të jenë në një lidhje është zero.


"Midis meje dhe Almedes nuk ka asnjë ndjenjë", ka thënë futbollisti Ylacin.

Ndërkohë Almeda, nga ana e saj, nuk ka pranuar të prononcohet fare./Telegrafi/