Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, festojnë katër vite të lidhjes së tyre.

Modelja dhe këngëtarja shqiptare është njoftuar me aktorin turk në dhjetor të vitit 2014 dhe që atëherë janë bashkë.


Lidhja e tyre ka kulmuar me kurorëzimin e dashurisë së tyre me martesë në shkurt të vitit 2017.

Të dy bashkëshortët e kanë bërë të njëjtin postim në rrjetet sociale me fotografi, ku shfaqen duke vallëzuar.

"Urime përvjetori i katërt dashuria ime. 10.12.2014 - 10.12.2018", shkruan në përshkrimet e tyre.

Kujtojmë që çifti u martua në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht në ditën kur Almeda festonte ditëlindjen e saj.

Në ceremoninë martesore të zhvilluar në një tarracë në Beverly Hills ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë. /Telegrafi/