Almeda Abazi: Unë dhe Tolgahan prindër…pritja po bëhet akoma më e padurueshme sado që afrohet momenti
Almeda Abazi është shqiptarja e cila i ka bërë krenarë bashkëkombësit e saj me sukseset e shumta në kinematografinë turke. Ajo e nisi karrierën si modele në Shqipëri, duke fituar edhe titullin “Miss Shqipëria 2008”, gjersa më pas do të synonte një treg të jashtëm, siç ishte ai në estradën turke. Viti që shkoi solli edhe debutimin e saj të parë në muzikë, me një projekt muzikor që u prit mirë nga fansat e saj.
Me kalimin e viteve, ajo iu fut edhe rrugës së aktrimit, duke fituar një rol në një prej serialeve turke më të ndjekur në mbarë botën, “Sulltan – Sylejmani i Madhërishëm”. Ajo është e martuar prej gati dy vitesh me aktorin më të njohur turk, Tolgahan Sayisman, dhe viti 2019 do t’i gjejë ata prindër për herë të parë.
Almeda vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të rrëfyer më shumë mbi karrierën e saj të aktrimit, të rejat në jetën private dhe në veçantë atë që po pret me padurim – ndjenjën e të bërit nënë për herë të parë…
Almeda, jeni në pritjen e ëmbël të fëmijës së parë. Na thuaj si po i shijon muajt e fundit të shtatzënisë?
Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur në të njëjtën kohë, është hera e parë që po përjetoj një ndjenjë kaq të veçantë në jetën time dhe po mundohem ta shijoj në maksimum duke mos u shqetësuar për asgjë tjetër, sidomos kilogramët e tepërt (qesh).
Jeni rikthyer këto ditë në Tiranë? Na trego pak si po i shijon ditët në vendlindje dhe pranë familjarëve?
Mua më ka rritur gjyshja dhe gjyshi, prandaj nuk doja që ta humbisnin pa parë dhe barkun tim të rrumbullakosur nga afër. Është ndjenjë e papërshkrueshme sepse të dy do bëhen stërgjyshër.
Si kanë kaluar muajt e deri tanishëm dhe sa entuziastë jeni ti dhe Tolgahan për fëmijën që do të vijë së shpejti në jetë?
Të dy shumë entuziastë. Pritja po bëhet akoma më e padurueshme sado që afrohet momenti.
Keni nisur të bëni blerje dhe të mendoni për emrin?
Në fillimin e muajit të gjashte kam nisur avash-avash të blej disa gjëra të vogla por e di që rriten shumë shpejt bebet, dhe nuk dua ta ekzagjeroj edhe pse ndonjëherë nuk e mbaj dot veten sapo shikoj diçka të bukur dua ta blej (qesh).
Ndërkohë, së fundmi keni debutuar edhe në muzikë duke sjell muaj më parë projektin tuaj të ri muzikor “Alabama”, në bashkëpunim me Burak Yeter. Na trego sa e kënaqur je me suksesin e këngës tënde të parë?
Ishte një emocion shumë i madh për mua sepse kënga ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri dhe kisha punuar shume për këtë solo, kisha në plan dhe oferta për shumë koncerte, por për shkak të shtatzënisë së “papritur” mu desh t’i shmangesha të gjitha projekteve dhe ofertave, ashtu si dhe PR për këngën nuk kam pas mundësi t’ia bëj ashtu siç duhet apo siç kishim planifikuar me ekipin, prandaj nuk mund të them se bëra një ‘boom’ sepse nuk “i shkova mbrapa” si i thonë…por gjithsesi kjo që po jetoj tani (shtatzënia) i shkeli me këmbë të gjitha emocionet e bukura që kisha përjetuar më parë, kjo është më e veçanta.
Përse vendose t’i futesh rrugës së muzikës?
Siç e thashë më sipër ka qenë ëndërr e imja që në fëmijëri, në mos tani një ditë do e bëja sikur dhe thjesht vetëm një këngë solo.
Po aktrimi? A mbetet një ndër pasionet tuaja më të mëdha, dhe a do t’ju shohim sërish në projekte filmike?
Pse jo? Aktrimi është pasion më vete për mua, por që do shumë përkushtim dhe kohë, gjë që nuk e di sa do e kem mbas lindjes.
Jeni ndër emrat më të suksesshëm shqiptarë në kinematografinë turke. Na trego pak sa të lumtur të bënë ky fakt, dhe si ndjehesh që ke pasur mundësinë t’i bësh krenarë shqiptarët?
Normalisht që ndihem shumë e lumtur dhe shpresoj të vazhdoj t’i bëj të lumtur.
Ndërkohë, jeni e martuar me një prej aktorëve më të mirë turk por edhe shumë të dashur nga shqiptarët, Tolgahan Sayışman. Na trego pak si po ju ecën jeta bashkëshortore?
Çdo gjë në rregull, sigurisht tani po përjetojmë të dy diçka të re dhe të pakrahasueshme me ç’kemi jetuar deri me sot, përpara dhe pas lidhjes tonë prandaj siç e thash po mundohemi të dy ta shijojmë në maksimum, biles Tolga ka anuluar dhe shtyrë disa projekte të reja vetëm që të kalojmë bashkë këto kohë.
Si është të jetosh në Stamboll, dhe a ju mungon Shqipëria?
Kur ke pranë njerëzit që do çdo vend i botës është bukur mendoj. Shqipëria sigurisht që më mungon për kam fatin që jemi afër dhe vij shpesh.
Një ditë e zakonshme e Almedës: Si nis? Si vazhdon dhe si përfundon?
Dita e Almedës zakonisht nis me mëngjesin turk që jam mësuar aq shumë saqë nuk ja bëj dot pa të dhe sigurisht me kafe. Më pas filloj ditën që me thënë të drejtën ndryshon çdo ditë, sepse ju e dini që bota e televizionit nuk është punë stabël, është me periudha…Tani në shtatzëni për shkak te pagjumësisë natën nuk zgjohem shumë herët në mëngjes sepse mundohem të fle, kështu që çdo ditë e imja ndryshon, prandaj nuk mund ta përshkruaj tamam ditën time.
Thënia juaj e jetës?
“Bëj mirë të gjesh mirë”.
Almeda, faleminderit që ishe pjesë e intervistës, të urojmë një shtatzëni të lehtë dhe shëndet sa më të mirë për fëmijën që do të vijë në jetë. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit?
Faleminderit dhe ju shumë. Mesazhi im për lexuesit: hmm…më shumë për rininë që fatkeqësisht po çmendet pas rrjeteve sociale. Jeta është shumë e shkurtër dhe ikën sa hap e mbyll sytë, prandaj shfrytëzojeni kohën me gjëra që më të vërtetë ia vlejnë për të ardhmen tuaj. Mos urreni, nuk do ju çojë askund! Bëni mirë dhe dashuroni sepse pa këto të dyja nuk do ta gjeni asnjëherë paqen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre
Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren
"Vuçiq në burg", qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
Aldo dhe Egli e nisin mëngjesin me një përqafim të ngrohtë në krahët e njëri-tjetrit
Rusia pësoi sulmin më masiv me dron në vitin 2025
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë