Almeda Abazi rikthehet në Tiranë te familjarët e saj

Bukuroshja Almeda Abazi është në pritjen e ëmbël, dhe në pak muaj do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo jeton prej vitesh me bashkëshortin e saj, Tolgahan Saysiman, në Stamboll të Turqisë, ndërsa vjen herë pas here në Shqipëri tek të afërmit e saj.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se është rikthyer në Tiranë, teksa ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me babanë e saj.
"Ai është duke u bërë një gjysh i mirë - së shpejti", ka shkruar modelja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta duket shumë e entuziazmuar për fëmijën që po pret, ndërsa së fundmi zbuloi edhe gjininë e foshnjës.
Ajo dhe Tolgahan presin që të bëhen prindër të një djali.
Almeda përndryshe e filloi karrierën e saj si modele në Shqipëri, teksa më pas u zhvendos në Turqi, duke u bërë pjesë e projekteve kinematografike atje. /Telegrafi/

















































