Tabloidi “News of the World” ka shkruar se këngëtarja e hitit “Smile”, në një intervistë për revistën holandeze “Revu” kishte thënë se prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët e tyre në përdorimin e drogave dhe të shohin mënyrën se si ato reagojnë.

Allen ka vendosur të bëjë padi ligjore kundër “News of the World” duke mohuar të ketë thënë diçka të ngjashme me atë që është publikuar në shtyp.