Allegri ‘skanon’ Juventusin e tij para se të fillojë kampionati: Objektivat, kandidatët dhe lojtarët aktual

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i kënaqur me përmirësimet e gjendjes fizike të Federico Chiesa dhe Paul Pogba, por Arek Milik do të humbasë ndeshjen e nesërme në Serie A kundër Udineses.
Bianconerët po përgatiten për ndeshjen e parë të sezonit në Serie A që zhvillohet në “Dacia Arena” në Udine.
“Jam i kënaqur me skuadrën aktuale, djemtë po punojnë shumë mirë. Ndeshjet do të jenë të ndryshme nga nesër, dhe ne do të shohim se ku mund të arrijmë. Ekipi ka hapësirë të mjaftueshme për përmirësim dhe ne duhet të përfundojmë në top katërshen”, ka thënë Allegri në konferencën e tij të parë për shtyp.
🗣 Coach Allegri previews #UdineseJuve, our opening fixture of the 2023/24 campaign: ⤵️ pic.twitter.com/TKzdQYGGs4
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 19, 2023
Juventusi u përjashtua nga Liga e Konferencës për parregullsi financiare, ndaj do të luajë vetëm në Serie A dhe Kupën e Italisë këtë sezon.
“Teknikisht mënyra jonë e punës do të ndryshojë, është e hidhur të mos luajmë në Ligën e Kampionëve, unë kam qenë në këtë garë për 14 vjet. Ne duhet të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar dhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, deklaroi ‘timonieri’ italian .
Allegri foli edhe për marrëdhëniet me Cristiano Giuntoli, që u emërua drejtor i ri sportiv i klubit disa muaj më parë, duke thënë se me të dhe Giovanni Mannan, ka bashkëpunim të mirë.
Tutje ai u ndal te lojtarët, sidomos te Federico Chiesa, i cili nuk luajti vazhdimisht sezonin e kaluar për shkak të problemeve të përsëritura fizike.
“Chiesa është më i vetëdijshëm dhe më i qetë se sezonin e kaluar. Ai kishte një vit të vështirë dhe tani këmbët e tij janë të ndryshme. Vlahovic ka pasur ulje dhe ngritje, ai kishte probleme me ijë këtë verë, por tani ndihet më mirë. Ai nuk është plotësisht në formë, ku humbi disa ndeshje gjatë para-sezonit. Milik nuk do të jetë i disponueshëm. Kemi Yildizin që vjen nga sektori i të rinjve dhe është shumë i mirë. Jam i lumtur me sulmuesit e mi”, deklaroi Allegri.
Pogba shënoi në një miqësore kundër Alessandria në fillim të kësaj jave dhe mund të thirret për ndeshjen në Udine.
“Jam gjithashtu i lumtur me ditët e fundit të Paul. Ai është një lojtar i ndryshëm nga të tjerët, por nuk ka luajtur për një vit e gjysmë. Do të ishte ideale ta kishim në dispozicion çdo ditë. Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet. Sot do të vendos nëse ai do të vijë në Udine”, nënvizoi trajneri i njohur.
Në fund ai foli edhe për kandidatët për titull, duke e cilësuar Napolin si më të fortin pasi është kampion në fuqi.
“Kampionët në fuqi janë favoritë, kështu që Napoli. Interi është i fortë, njëlloj si Milani dhe Lazio, por ne nuk kemi filluar ende. Sigurisht që duhet të përmirësohemi në ndeshjet jashtë fushe. Napoli grumbulloi 15 pikë më shumë se ne jashtë fushe sezonin e kaluar”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore