Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e cilëson Napolin si rivalin kryesor në garë për Scudetto dhe beson se Carlo Ancelotti u ka dhënë atyre qetësi.

Bardhezinjtë i mirëpresin Napolitanët në Torino të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.


Kjo është një përplasje mes konkurrentëve të sezonit të kaluar të Scudettos, por sipas Allegrit një gjë e tillë do të ndodh edhe këtë sezon.

Allegri ka thënë se e sheh Napolin si rivalin kryesor pasi tanimë kanë edhe një trajner të madh si Ancelotti.

MassimilianoAllegriJuve 1 e1535228306804 Massimiliano Allegri (Foto: Getty Images)

"Ndeshjet kokë më kokë janë gjithmonë të komplikuara", ka thënë fillimisht  Allegri.

"Ancelotti ka këtë qetësi të madhe që i transmeton ekipit".

"Ata janë rivali i parë dhe kryesor i Juventusit këtë sezon".

"Është një ndeshje kokë më kokë, por ende ka shumë fitore", përfundoi italiani. /Telegrafi/

telegrafi sport app