Prezantuesja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, po vazhdon t'i shijojë pushimet në Greqi.

Biondja duket se ka zgjedhur t'i bëjë disa ditë të mira pushimi, pas një viti mjaft të angazhuar sa i përket aspektit profesional me emisionet televizive.


E njëjta nuk ngurron që të publikojë imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa i shoqëron edhe me mesazhe.

"Asgjë nuk mund ta ndalojë një vajzë të fortë në ndjekjen dhe realizimin e ëndrrave të saj, veçanërisht kur kjo mbështetet në një filozofi vlerash të forta morale. Për të gjitha vajzat dhe gratë e forta dhe dinjitoze që kam njohur dhe më kanë frymëzuar. Kam diçka të re në mendje për ju", ka shkruar në njërin nga postimet Alketa.

Përkundër se është 35-vjeçare, Alketa shquhet për fizikun e saj, për të cilin përkujdeset tejet shumë.

Gjithashtu, ajo vazhdon të mbetet njëra nga moderatoret më të dashura për publikun, ku edhe këtë vit ishte prezantuese e emisionit "Në kurthin e Piter Pan". /Telegrafi/