Ferizaj është komuna me më së shumti të prekur me coronavirus në Kosovë. Në mesin e mbi 1000 rasteve të cilat janë konfirmuar deri më tani në vend, 134 prej tyre janë vetëm në komunën e Ferizajt. Ndërkohë që janë 35 raste aktive, ku pesë familje janë duke qëndruar në vetëizolim.
Agim Aliu, i cili udhëheq këtë komunë, thotë për KosovaPress se burimi i përhapjes së këtij virusi dihet, dhe se të infektuarit kanë lidhje familjare.
“Gjithsej në komunën tonë janë 134 raste me COVID-19. Prej tyre tashmë të shëruar janë 97 raste, dy i kemi raste që fatkeqësisht kanë përfunduar me vdekje. Ndërsa, 35 raste i kemi aktive. Kryesisht të gjitha rastet prej 134 janë prej dy burimeve. Burimi i parë siç tashmë dihet, burimi i parë ka qenë i kampit ‘Bondsteel’ dhe burimi i dytë që është i paidentifikuar, por që të gjithë këto raste që tashmë janë aktive janë nga burimi i dytë i infeksionit. Dhe që kryesisht janë familjarë”, thotë Aliu.
Përkundër numrit të madh të rasteve, e po ashtu edhe atyre që vazhdojnë të jenë pozitiv me coronavirus, Aliu thotë se gjendja është nën kontroll.
Veç tjerash, ai bën të ditur se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe se nuk kanë ndonjë simptomë të rënduar.
“Janë pesë familje të cilat bëjnë tërësinë e këtij numri, respektivisht 35 rasteve që tashmë janë aktive. Dhe të gjitha janë të izoluara. Ndërsa sot pritet tre raste që janë raste kontakti me këtë persona. Dhe presim të cilat janë rezultatet”, shton Aliu për KosovaPress.
Në Klinikën Infektive në QKUK gjatë së enjtes janë hospitalizuar tetë pacientë të sëmurë me COVID-19. Ku prej tyre pesë janë në gjendje stabile, dhe një në gjendje më të rënduar.
Aliu tregon se asnjë nga të infektuarit e komunës së Ferizajt nuk është duke u trajtuar në Infektivë.
Në anën tjetër ai thekson se që nga fillimi kanë kërkuar masa lehtësimi, meqë sipas tij ekonomia do të jetë preokupim për vendin.
“Meqë nuk ka ilaç kundër koronavirusit, dhe meqenëse nuk gjendet vaksina kundër COVID-19, sigurisht se ne duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin. Sepse ajo është në mesin tonë, por për t’i dhënë një shans më shumë ekonomisë dhe rikthimit të jetës, është edhe kërkesë edhe e qytetarëve por edhe e biznesit. Po besoj që duhet të respektohen masat…Më shumë janë rastet që janë paraqitur si rast i një moskujdesi se sa këto raste jo vetëm në Ferizaj por edhe nga ajo që dimë në nivel të Kosovës janë si rezultat i ndejave të cilat janë duke u organizuar edhe tash për iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit”, thekson ai.
Agim Aliu, që udhëheq komunën e Ferizajt bën thirrje që të shmangin grumbullimet tek të afërmit dhe në ambiente të tjera, në mënyrë që sipas tij t’i jepet ‘shans’ rikthimit në normalitet.
Theksojmë se deri më tani në komunën e Ferizajt në mesin e 134 të infektuarve me coronavirus, 95 janë shëruar, ndërkaq dy persona kanë ndërruar jetë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në tërë vendin numri i të prekurve me COVID-19 është 1003, ku 772 prej tyre kanë arritur që të shërohen, ndërsa 30 persona kanë vdekur të cilët përveç koronavirusit, kishin pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri