LAJMI I FUNDIT:

Aliti: Agjencia Digjitale është e nevojshme sidomos në fushën e digjitalizimit

Aliti: Agjencia Digjitale është e nevojshme sidomos në fushën e digjitalizimit

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut, Admirim Aliti në një deklaratë për emisionin “360 Gradë” arsyetoi nevojën e themelimit të Agjencisë Digjitale.

Aliti, sqaroi se shumë institucione aktuale duhet që të futen në korniza të ministrisë dhe të janë pjesë e Agjencisë Digjitale.

“Si institucion, plani është që “libri amë” të mos ekzistoj më, respektivisht regjistri të jetë pjesë e Agjencisë digjitale. Pra Agjencia digjitale duhet që të ketë të gjitha funksionalitetet që ka tashmë “libri amë”, dhe përveç kësaj edhe pjesën e zhvillimit të platformave.”, deklaroi ministri Aliti.


Aliti theksoi se nevoja e krijimit të Agjencisë Digjitale bëhet edhe për shkak të procesit të digjitalizimit.

“Në rastin tonë, në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, ne jemi edhe politikbërës edhe zbatues dhe mbikëqyrim ato politika, gjë që konceptualisht nuk është në rregull. Dhe për këtë arsye ne kemi vendosur që të krijojmë Agjenci digjitale, që do të thotë se njerëzit ose funksionalitetet që tashmë i kemi në ministri duhet të transferohen në atë institucion”, shtoi Aliti./Telegraif/