Keys do të paraqitet në skenë krahas reperit të martën e ardhshme, ndërsa anëtari i komitetit të BRIT Awards, Ged Doherty, ka konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtares.

“Alicia do të jetë një element fantastik i spektaklit. Mezi po pres ta shoh atë dhe Jay-Z duke kënduar njërën nga këngët më të mira të vitit”, është shprehur Doherty.


Nga këngëtarët tjerë që do të marrin pjesë në këtë ceremoni, përmenden Lady Gaga, Jay-Z, Cheryl Cole, Lily Allen, Kasabian, JLS dhe Robbie Williams. /Telegrafi/