LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti: Skenarë për destabilizim krijon qeveria për të fajësuar të tjerë

Ali Ahmeti: Skenarë për destabilizim krijon qeveria për të fajësuar të tjerë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer.

Siç njoftojnë nga BDI, bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, integrimin europian, reformat në përputhje me pritjet e BE, si dhe legjitimitetin zgjedhor.

“Kryetari Ahmeti elaboroi mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit. Ahmeti gjithashtu foli për paralajmërimet tendencioze të Kryeministrit Mickovski për destabilizim duke shfaqur shqetësim për inskenime të qëllimshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga dështimet e qeverisë”.


“BDI është përkushtuar për stabilitet, siguri, paqe, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrim europian dhe refuzon çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim. Gjithashtu, mbetemi partner më i përkushtuar i Bashkimit Europian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Maqedoni të veriut partnere dhe anëtare të NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e BDI-së për takimin e Ahmetit me Geer-in.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
Kalo në kategori