LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Ali Ahmeti ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.


Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti më vonë edhe në ‘Facebook’ bëri të ditur se është i ftuar nga Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Të nderuar qytetarë,  sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time”

“Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.  Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, shkruan Ahmeti.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/3122211687815344

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori