LAJMI I FUNDIT:

“Alfat” shkojnë në histori, promovohet njësiti i ri policor në Maqedoni

“Alfat” shkojnë në histori, promovohet njësiti i ri policor në Maqedoni

Nga sot njësiti “Alfa” nuk do të ekzistojë. Ata u zëvendësuan me Njësinë e re për ndërhyrje.

Në qendrën policore Gjorçe Petrov, sot u promovua Njësia e re policore për intervenim, e formuar nga Njësia e deritanishme për rend dhe qetësi, Njësia për intervenim dhe përgjigje të parë “Alfa” dhe Njësia për asistencë dhe sigurim të transportit.

Njësia e re do të jetë kompetente për përcjelljen e situatës në sferën e sigurisë publike në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme dhe ndërmarrjen e veprimeve dhe masave nga sfera e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe veprimin ndaj kërkesës për asistim të realizimit të vendimit të miratuar.


Në promovimin e njësisë së re ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili tha se kjo reformë ka qenë e domosdoshme me qëllim që të ketë numër sa më të madh të nëpunësve policor në rrugë.

Spasovski shtoi se Njësinë e kanë formuar në bazë të modelit për polici intervenuese në Zagreb, Kroaci.

“Konsideroj se pikërisht sot, para vitit 2020 ishte momenti ideal ta promovojmë këtë Njësi, të prezantohet në opinion se këto pjesëtarë të Njësisë me të vërtetë janë të gatshëm të përballen me ç’farëdo lloj sfide dhe rrezik në pjesën e sigurisë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori