LAJMI I FUNDIT:

Alexis: Kalimi te Interi është si të biesh përsëri në dashuri

Alexis: Kalimi te Interi është si të biesh përsëri në dashuri
Alexis Sanchez (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Alexis Sanchez ka thënë se largimin nga Manchester United dhe transferimi te Interi është si të biesh përsëri në dashuri.

Sulmuesi kilian shënoi vetëm tri gola te Djajtë e Kuq në 32 paraqitje për klubin, derisa në janarin e vitit 2018 u transferua në Old Trafford.

Sanchez kishte një periudhë jo të mirë te Unitedi, andaj në këtë verë vendosi të huazohej te Nerazzurët.


Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez

“Transferimi te Inter? Ishte sikur të biesh përsëri në dashuri”, ka thënë kiliani për UEFA-n.

“Unë tashmë isha i njoftuar me trajnerin dhe disa lojtarë te Interi dhe mendoj se klubi është duke përgatitur diçka të mirë për të ardhmen”.

Nata e bujshme në startin e parë të Alexis si lojtar i Interit, gol dhe karton i kuq
Lexo po ashtu Nata e bujshme në startin e parë të Alexis si lojtar i Interit, gol dhe karton i kuq

“Nëse nuk gaboj, Interi nuk ka fituar asgjë në shtatë apo tetë vite. Tani dua që klubi të rikthehet në rrugën e trofeve dhe të fitojë së bashku shumë ndeshje”, ka shtuar më tej Sanchez.

Duket se kiliani do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë te skuadra italiane, gjersa transferimi i tij përfundimtar mund të mbyllet në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori