Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka konfirmuar formën e mirë që po kalon edhe në ndeshje ndaj Crystal Palace.

Alexander-Arnold shënoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, duke e dërgua topin mbi barrikadë dhe duke e kaluar Liverpoolin në epërsi.


Ky është goli i tij i tretë në Ligën Premier këtë sezon, ndërsa ka dhuruar edhe 12 asistime.

Liverpooli është shumë afër titullit të kampionit, ku në ka mbetur edhe pak ditë që të kurorëzohet.

GettyImages 1251951586 Trent Alexander-Arnold i Liverpool (Foto: Paul Ellis/Pool via Getty Images)

Pa dyshim që Arnold është një nga më meritorët për këtë sukses të Liverpoolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app