LAJMI I FUNDIT:

Aleksandër Moisiu, më 1928: I gjithë arti i filmit pa zë do të shuhet pas vdekjes së Charlie Chaplinit

Aleksandër Moisiu, më 1928: I gjithë arti i filmit pa zë do të shuhet pas vdekjes së Charlie Chaplinit

Gazeta franceze “L’Oeil de Paris”, ka botuar më 10 nëntor 1928, në faqen e nëntë, rrëfimin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, mbi fatin e filmit pa zë në SHBA. Shkrimi është si më poshtë.

“Trupa gjermane që luajti për ekranin pjesën ‘Kean’, ku protagonist ishte Aleksandër Moisiu, i cili, pas kthimit të tij në Evropë, dha lajme të këqija për filmin pa zë amerikan.

Thuhet se është si puna e një njeriu të sëmurë, ditët e të cilit janë të numëruara. Pothuajse të gjitha kinematë amerikane tani kanë vetëm filma me tinguj apo me të folur, të cilët, edhe kur janë jocilësorë, tërheqin më shumë spektatorë sesa një film pa zë. Kjo gjë detyroi teatrot e vërtetë të ulin çmimet përgjysmë.


Filmi pa zë, thotë Moisiu, jeton, përtej oqeanit, falë Charlie Chaplinit, dhe kur ai nuk do të jetë më, një art i tërë do të vdesë me të.” /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Kulture
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Kulture
Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Kulture
EVA

EVA

GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kalo në kategori