LAJMI I FUNDIT:

Alec Baldwin pranon fajin për sulm fizik ndaj një personi në New York

Alec Baldwin pranon fajin për sulm fizik ndaj një personi në New York
NEW YORK, NY - JANUARY 23: Actor Alec Baldwin appears on January 23, 2019 in Manhattan Criminal Court in New York City. Baldwin pleaded guilty to second-degree harassment related to an altercation he had with another man over a parking space in 2018. (Photo by Alec Tabak-Pool/Getty Images)

Alec Baldwin e ka pranuar fajin për shkaktim të lëndimeve të lehta trupore ndaj një personi në nëntor të vitit të kaluar, gjatë një përleshjeje për një vendparkim në New York.

Aktori 60 vjeçar është paraqitur për të dytën herë në gjykatë që të deklarohej lidhur me fajësinë e tij për përleshjen fizike të ndodhur më 2 nëntor 2018 para banesës së tij në Manhattan.

Alec Baldwin dhe avokati i tij në gjykatën në Manhattan (Foto: Alec Tabak-Pool/Getty Images/Guliver)

Ai ka vendosur që ta pranojë fajin dhe të paguajë gjobë prej 120 dollarësh, si edhe duhet të jetë i rregullt në seancat për menaxhimin e zemërimit.


Lajmet për Alec Baldwin
Lexo po ashtu Lajmet për Alec Baldwin

Avokati i tij kishte thënë më herët se xhirimet nga kamerat e sigurisë tregojnë se aktori nuk e ka goditur akuzuesin gjatë përleshjes.

Aktori është deklaruar fajtor (Foto: Alec Tabak-Pool/Getty Images/Guliver)

Vendimi i gjykatës për këtë rast do të jepet më 22 mars, raporton BBC. Aktori nuk ka dhënë asnjë koment për gazetarët pas largimit nga gjykata.

Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë, Baldwin ishte deklaruar i pafajshëm për këtë rast duke i hedhur poshtë akuzat.

Mirëpo, duket se është këshilluar me avokatët e tij dhe ka vendosur ta pranojë fajin në mënyrë që të mos ketë procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori