LAJMI I FUNDIT:

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë (MPJ) ka reaguar duke e konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

MPJ e Serbisë përmes një komunikate ka thënë se do t’i dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për sqarim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, sipas vlerësimit të Ministrisë në Beograd, të dy vendet (Shqipëria dhe Kroacia) “ndërmorën hapa që cenojnë stabilitetin rajonal”.


Autoritetet në Beograd vlerësuan se iniciativa “paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren”.

“Ne presim një përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për synimet reale dhe qëllimet përfundimtare të kësaj loje të rrezikshme ushtarako-sigurie. Serbia nuk do të lejojë asnjë veprim të njëanshëm që mund të rrezikojë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.

Serbia e sheh si tepër domethënëse që dy nga fqinjët e saj, Kroacia dhe Shqipëria, kanë vendosur të nisin këtë marrëveshje dhe që një ftesë për t’iu bashkuar këtij bashkëpunimi i është dërguar edhe Bullgarisë.

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen
Lexo po ashtu Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale.

“Serbia nuk do ta pranojë këtë në heshtje. Si një shtet që, pavarësisht neutralitetit të tij ushtarak, është aktiv në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve moderne të sigurisë, Serbia ka qenë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit të sinqertë me Kroacinë dhe Shqipërinë. Megjithatë, kjo iniciativë, e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Prishtinën, përfaqëson provokim të hapur dhe shpërfillje të rëndë të realitetit në terren”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë vlerësoi se memorandumi ishte rezultat i “një strategjie që synonte izolimin e Serbisë”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa është duke negociuar me Bashkimin Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Marrëveshja e Ohrit e arritur në vitin 2023 ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ndër të tjera thotë se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars, duke forcuar bashkëpunimin trepalësh dhe duke theksuar rëndësinë e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Deklarata përfshin, promovimin e aftësive mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e ndërveprimit nëpërmjet edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve, luftimin e kërcënimeve hibride, si dhe mbështetjen e plotë për integrimin euro-atlantik.

Siç u tha, është e hapur mundësia që anëtarët e tjerë t’i bashkohen Deklaratës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Lajme
Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Arrestohen katër persona për “Lëndim të rëndë trupor” në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori