LAJMI I FUNDIT:

Alda Merini në të folmen gegçe

Alda Merini në të folmen gegçe

Përkthehen në shqip, në dialektin gegë, poezitë e Alda Merinit.

“Dashnia për të është komplekse sepse nuk mbetet vetëm te trupi, po ekuilibrohet mes trupit e shpirtit. Nji rast si i Merinit, pavarësisht që nuk mund të paragjykohet nga jeta e zgjedhjet e saj nuk merr parasysh asgjë por i blatohet poezisë”, ka thënë përkthyesja Ledia Dushi.

Mbi gegnishten në poezi, dhe gegnishten në letërsi, botuesi i “Diturisë”, Petrit Ymeri, vërejti se ka pasur gjithnjë lexues.


“Poezia jone me Mjeden e Migjenin e poetë të tjerë që kanë shkruar në dialekt nuk është aspak e vështirë që t’i ndjekë me kënaqësi e t’i shijojë ato”, ka thënë Petrit Ymeri.

Poezitë shoqërohen me vizatime te Zamfira Hetës, që i japin pamje imazhit që krijon poezia dhe përçojnë boten e saj, të madhe, të vogël, të trishtë, të fuqishme e të gëzueshme. /BW/