Incizimi, që raportohet se do të ketë titullin “Undefeated”, do të jetë editimi i parë i 45-vjeçares pas shtatë vitesh.

Fotografi Patrick Demarchelier, i cili ka punuar së fundi me Whitneyn në një seri fotografish, thotë se diva është e gatshme t’i rikthehet karrierës, pas një periudhe të errët të kaluar, si rezultat i varësisë nga droga.

“Të punoj me të ishte fantastike. Ajo ishte plot me jetë dhe energji. Ajo ia ka dalë mirë dhe ishte në një gjendje të shkëlqyeshme shpirtërore”, ka thënë Demarchelier.

Albumi do të përfshirë edhe një këngë të shkruar nga autori i nominuar për Oskar, Diane Warren, që titullohet “I Didn't Know My Own Strength”.