Albion Rrahmani ka vazhduar me gola me fanellën e Sparta Pragës.

Sulmuesi dardan e ka nisur ndeshjen ndaj Jablonecit nga minuta e parë, derisa golin e ka gjetur në të 51-tën.


Ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi që asistoi bukur për Rrahmanin i cili shënoi nga afërsia një gol të bukur për 1-1.

Për Rrahmanin ky ishte goli i katërt në kampionat, derisa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app