Skitari nga Kosova, Albin Tahiri ka folur pas përfundimit të garës së fundit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në LOD PyeongChang 2018.


Skitari ynë nga kjo garë zuri vendin e 56-të nga gjithsej 110 garues sa morën pjesë.

Përfaqësuesi i Kosovës në PyeongChang pati kohën prej 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve, ndërsa në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda.

albin tahiri 5

"Mendoj se bëra një garë të mirë, sidomos në lëshimin e dytë. Në të parin bëra disa gabime, të cilat i përmirësova në lëshimin e dytë", ka thënë fillimisht Tahiri.

"Në fund jam i kënaqur me pozitën e 56-të, është rezultat i mirë".

"Për 2-3 ditë do të kem një tjetër garë të lëshimin tillë të sllallomit dhe nëse do të kem paraqitje si sot do të jem i kënaqur", përfundoi skitari i Kosovës.

Ndryshe, gara e fundit për Albin Tahirin në LOD PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi. /Telegrafi/

telegrafi sport app