Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, vizituan komunat e Fushë Kosovës dhe Kastriotit, ku takuan kryetarët e këtyre dy komunave.
Në Komunën e Fushë Kosovës, ata u pritën nga kryetari i kësaj komune, Burim Berisha, i cili i informoi për gjendjen në Fushë Kosovë dhe zbatimin e masave.
“Komuna e Fushë Kosovës është prej komunave me më së shumti kyçje rrugore. Në të janë diku rreth 30,000 banesa, ka katër Qendra të Mjekësisë Familjare e dy lagje rome. Në të gjitha këto, bashkë edhe me 12 marketet e mëdha janë duke u zbatuar masat e qeverisë dhe këshillat e profesionistëve. Thirrja për dezinfektimin e karrocave e shportave në markete është duke u zbatuar, sikurse se edhe praktika që nëpër furra të bukës një person të bëjë pagesat kurse tjetri të ofrojë shërbimin. Deri tani janë katër raste të konfirmuara me virus dhe dy prej tyre të shëruar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Kurse, në Kastriot, kryetari Xhafer Gashi, i cili njëherit është ushtrues detyre i Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i ofroi tërë kapacitetet e tij edhe si kryetar komune por edhe si u.d. i kryetarit të AKK-së për t’i shpërndarë masat e qeverisë dhe për t’u siguruar që ato po zbatohen.
Në këtë komunikatë, thuhet po ashtu se në Qeverisë së Kosovës i mungon përvoja për këto rast të pandemisë, por që e kanë vullnetin dhe dijen që të marrin masat e nevojshme për luftimin e virusit
“E vërtetë që na mungon përvoja për këso pandemi, por ekziston vullneti dhe dija në këtë qeveri që të mirren masat më të mira e të nevojshme për luftimin e këtij virusi. Nga kjo sfidë po marrim mësime të reja të cilat po i maturojnë institucionet tona dhe të cilat do t’i shërbejnë institucioneve për në të ardhmen. Sistemin shëndetësor, si qeveri, nuk e kemi gjetur mirë. Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe prandaj edhe e kërkojmë bashkëpunimin qytetar. Duke qëndruar në shtëpi, në distancë e pastër mund të fitojmë përballë COVID-19”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker