Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka përkujtuar Kongresin e Lushnjës në 100-vjetorin e mbajtjes, ka përshkuar rrugën se si ka ardhur deri të mbajtja e këtij Kongresi, e që sipas tij nga historia e shqiptarëve mund të mësojmë shumë.
Kurti në shkrimin e tij përmend Luftën e Parë Botërore dhe dy luftërat ballkanike, në kohën e të cilave thotë se shqiptarët nuk e gjetën unitetin e brendshëm, dhe shpresat për shpëtim gjithmonë i kishin tek fuqitë e mëdha.
“Nëse lufta vjen te ti e ti nuk je pjesëmarrës, atëherë shndërrohesh në fushëbetejën e tjetërkujt. Kjo u ndodhi shqiptarëve në Luftën e Parë Botërore dhe në dy luftërat ballkanike që i paraprinë asaj. Shqiptarët nuk e gjetën unitetin e brendshëm, dhe shpresat për shpëtim i varën gjithnjë te fuqitë e mëdha, prandaj gjatë këtyre luftërave u gjendën të copëtuar, të përçarë e në anarki”, shkruan Kurti.
Në përkujtimin për Kongresin e Lushnjës, Kurti shkruan për formimin e qeverisë në krye me Sulejman Delvinën që erdhi si pasojë e unitetit të shqiptarëve.
“Më 21 janar 1920, pra 100 vite më parë, patriotët shqiptarë pas shumë përgatitjesh, u mblodhën në Lushnjë, në Kongresin e Lushnjës. Aty vendosën të mos ndalen në përpjekjen e tyre politike e ushtarake për drejtësi e liri për shqiptarët. Gjatë Konferencës së Paqes në Paris ata kishin marrë mbështetje nga presidenti amerikan Woodroë Wilson, e kur kishin falënderuar ambasadorin amerikan në Paris dhe i kishin thënë se gjithë shpresën e kishin te Amerika, ai u ishte përgjigjur: “shpresën duhet ta keni te vetja juaj”. Këtë mesazh patriotët shqiptarë e kuptuan mirë, prandaj thirrën Kongresin e Lushnjës ku zgjodhën një qeveri të re e të pavarur, me në krye Sulejman Delvinën”, shkruan Kurti.
Duke renditur kështu ngjarjet historike të asaj kohe, Kurti në fund shkruan se ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë.
“Prej aty dërguan një mesazh përfaqësuesve të huaj, me katër pjesë: Kërkesa që popullit shqiptar t’i jepej e drejta të rronte në harmoni me fqinjët e tij, pra t’i njihej pavarësia aty ku jetonte. Kërkesa që Italia të hiqte dorë nga ambiciet territoriale dhe të mbështeste pavarësinë e Shqipërisë. Mirënjohje për mbështetjen nga presidenti amerikan Wilson, i cili kishte proklamuar parimet e tij për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Një thirrje botës mbarë për drejtësi për Shqipërinë. Pas Kongresit pasoi lufta e Vlorës, në po atë vit, ku shqiptarë nga të gjitha anët, edhe pse pa ushtri e pa armatim modern, fituan dhe e çliruan vendin nga një pushtues shumë më i fortë. Mësimet që mund të nxjerrim nga historia jonë janë shumë. E përkujtojmë me nderim Kongresin e Lushnjës, dhe ua urojmë Shqipërisë e shqiptarëve 100 vjetorin e parlamentarizmit”, përfundon Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit