Albian Hajdari pjesë e formacionit të javës në Bundesliga

Mbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesliga.
Ylli i Kosovës zhvilloi një paraqitje solide ndaj St.Paul, pavarësisht që Hoffenheimi pësoi humbje me rezultat 0-1.
“SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.8, e mjaftueshme për të zënë vend në formacionin më të mirë të javës, pranë emrave si bashkëlojtari Coufal, Harry Kane e Undav.
Formacioni më i mirë i xhiros në Bundesliga:
Ndërkohë, të tre yjet e Kosovës te Hoffenheimi po kalojnë një periudhë fantastike – që është lajm i shkëlqyer duke llogaritur se më vonë këtë muaj luajmë play-offin e Kupës së Botës 2026./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































