LAJMI I FUNDIT:

Albana Osmani: Edi Rama më priti në zyrë si të isha Princesha Diana

Albana Osmani: Edi Rama më priti në zyrë si të isha Princesha Diana

Prezantuesja e njohur Albana Osmani ka ndërmarrë një kauzë shumë të veçantë për t’u dalë në ndihmë fëmijëve të sëmurë nga sëmundjet e gjakut.

“Ti je një luledielli” mban emrin kjo fushatë e saj, e cila ka mbledhur të ardhura për fëmijët nga shitjet e bluzave, nën logon e lulediellit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Telegrafin, Albana ka folur gjerë e gjatë rreth kësaj iniciative, duke treguar për idenë, realizmin dhe fytyrat publike që e përkrahën këtë nismë.


“Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese
Lexo po ashtu “Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese

Ndër të tjerash, ajo tregoi edhe për mikpritjen që i bëri kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në zyrën e tij. Ajo tregon se ai e vlerësoi lartë këtë kauzë, ndërsa e priti në zyrën e tij si të ishte Princesha Diana:

“Kryeministri që unë pëlqej dhe kam për zemër pasi është artist dhe tejet karizamatik, më ka pritur në zyre si të isha Princesha Diana, me shumë respekt dhe dashuri . Nuk isha Diana por Albana , njësoj në përshëndetjen e tij të përzemërt. Në sytë e tij kjo që po ndodhte me këtë fushatë ishte shumë e vyer. Në çdo vend të botës njerëz të njohur dhe me influencë në mënyre të vazhdueshme realizojnë iniciativa te tilla. Ndaj kjo e jona mori përshëndetjen më optimale nga kryeministri. Sigurisht realizuam dhe foto, dhe do ta ruaj kujtim si një nga momentet e veçanta për mua ! Librin i tij me grafikat dhe artin e tij, dhe me dedikimin aq special, e kam shfletuar disa herë dhe do e ruaj në bibliotekën time me shumë vlerësim”, është shprehur Albana për Telegrafin.

Për më shumë, mund të lexoni intervistën e saj të plotë dhënë për Telegrafin.