LAJMI I FUNDIT:

Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për sfidën kualifikuese me Malin e Zi dhe miqësoren me Lihtenshtajnin

Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për sfidën kualifikuese me Malin e Zi dhe miqësoren me Lihtenshtajnin

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit. 13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndeshja e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.


Gjithashtu është arritur dakortësia që Shqipëria U-21 të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtajnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Për këto dy ndeshje, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka ftuar 23 lojtarë, ku 13-të lojtarë vijnë nga kampionati shqiptar, kurse pjesa tjetër nga kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria U-21 në kualifikueset e Evropianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë që sot (e mërkurë) grumbullimin në Durrës aty ku fillimisht kuqezinjtë do të përgatiten në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori