Florian Thauvin është padyshim lojtari kryesor i gjigantit francez Olympique Marseille.

Sulmuesi francez prej vitesh po shkëlqen në Ligue 1 dhe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.


Milan, Roma, Napoli, Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për transferimin e francezit.

Kontrata e Thauvin me Marseillen skadon në qershor të vitit 2021 dhe lojtari nuk ka pranuar rinovimin.

5587538 florian thauvin l olympique de marseil  2

Kjo ka bërë që Marseille ta nxjerr në shitje atë që mos ta humbas pa para në verën e vitit 2021.

27-vjeçari qëndroi gjatë këtë edicion jashtë fushave për shkak të lëndimit, por kualitetit e tij tashmë dihen nga skuadrat e mëdha.

Marseille i ka bërë të qartë ekipeve të interesuara se është gati ta lejoj lojtarin të largohet për 20 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app