11 kongresmenë republikanë kërkuan një rezolutë për të dënuar Rusinë për ndërhyrjet e saj në vendet para zgjedhjeve. Në listën e vendeve të përmendura nga kongresmenët ishte edhe Shqipëria.
Në Sarajevë, BE afroi në një tavolinë edhe një herë liderët e 6 vendeve Ballkanike, por rajoni mbetet i tensionuar ndërsa dora ruse po trazon zhvillimet nga Podgorica në Shkup, nga Beogradi në Prishtinë dhe së fundmi në Tiranë.
Shqetësimi amerikano-evropian për fushatën e destabilizimit që përhapet nga Moska pranohet nga studiuesit e njohur Ksenofon Krisafi dhe Arjan Durmishi.
“S’ka dyshim që situata në rajon ka një lloj degradimi në raport me periudhat e mëparshme. Kjo është edhe arsyeja që ka shkaktuar një shqetësim të ligjshëm në këto faktorët rajonalë-evropianë. Do të mjaftonte diçka shumë e vogël që pasojat, tensionet, krizat që zhvillohen përreth Ballkanit të shkarkohen në vende të ndryshme të Ballkanit”, u shpreh historiani Ksenofob Krisafi.
“Në fakt administrata amerikane është e paqartë në drejtim të rajonit”, thotë Arjan Dyrmishi, ekspert i sigurisë kombëtare.
Modeli autoritarist rus i qeverisjes frymëzon liderët ballkanikë, po ashtu investimet ruse në naftë, gaz, turizëm blerje pasurish të patundshme dhe media. Forma të reja hibride për influencë, jo pushtim territoresh me tanke dhe avionë.
“Rusia është tej mase e interesuar për të qenë e pranishme këtu dhe për të ndikuar për këto lloj zhvillimesh jo fort të këndshme”, shprehet historiani Krisafi.
“Ka faktikisht tregues që rusët janë të gatshëm për të përdorur të gjithë mekanizmat që kanë në dispozicion. Krimin, transportimin e modelit autokratik aty ku dobësia ekziston për t’i dhënë një lloj imazhi që e pëlqejnë udhëheqësit e rajonit”, shprehet eksperti i sigurisë kombëtare, Dyrmishi.
Dy studiuesit evidentojnë gjurmë ruse pas problemeve aktuale politike në Shqipëri. Sipas skenarit maqedonas dhe atij malazez po synohet që vendi ynë të përjetojë një situatë të nderë, me mungesë qeverisjeje afatgjatë dhe shtyrje të zgjedhjeve.
“Në Shqipëri, shohim çfarë ka ndodhur. Një vend që ka pasur një lloj stabiliteti, ka hyrë në një krizë të caktuar. Një krizë që frymëzohet dhe ngarkohet së tepërmi nga individë të caktuar, apo forca politike, kryesisht mëkatare, që për t’i shpëtuar përgjegjësisë së vet pengojnë të ardhmen e vendit. Jo vetëm kaq por janë shumë të gatshëm ta fusin vendin në një periudhë destabiliteti, në një degradim politik me pasoja shumë të rënda”, thekson historiani Krisafi.
“Fakti që flitet për një diskutim, për shembull për të zgjatur procesin, për të mos pasur zgjedhje ndoshta ditën e caktuar, por disa ditë më vonë krijojnë situata të ndera si ato në Maqedoni”, shprehet Arjan Dyrmishi, ekspert i sigurisë kombëtare. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova