Avokati Shkëlzen Sopjani, pas deklaratës së deputetes britanike për ngritjen e një alarmi për një konflikt në Ballkan, ka thënë se nuk mund të ketë konflikt të hapur e të pakontrolluar.
Në RTV Dukagjini, Sopjani ka thënë se deklaratat e tilla i frikësojnë investitorët që të investojnë në Kosovë.
“Nuk vlerësoj se mund të ketë ndonjë konflikt të përmasave të gjera, sepse mos të harrojmë se e kemi një prezencë të forcave të NATO-s. Britanikët janë goxha të zëshëm në kohën e fundit dhe të shqetësuar sa i përket sigurisë në Kosovë. Edhe ata i kanë burimet e informacionet në terren, nuk e vlerësoj që i kanë më të saktat, burimet nga terreni nuk mjaftojnë të përcaktojnë se a do të kemi konflikt apo jo. Këto deklarata nuk është që po na bëjnë mirë, sepse këto deklarata i frikësojnë edhe investitorët, qoftë tanët, qoftë të huajt. Nuk kam parë ndonjë indicie që mund të ketë ndonjë konflikt të hapur, të pakontrolluar”, tha ai.
Se gjasat janë minimale që të ndodhë një luftë klasike në mes të Kosovës dhe Serbisë e thotë edhe politologu, Fidan Ukaj.
Ai thotë se këto deklarata të bëra qoftë nga kryeministri apo zëvendëskryeministri e dëmtojnë Kosovën.
“Këto deklarata e dëmtojnë imazhin e Kosovës e po ashtu i pamundësojnë investitorët e huaj që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Janë deklarata të pamatura, sigurisht janë për konsum të brendshëm qoftë të kryeministrit apo zëvendëskryeministrit. Një luftë klasike në mes Kosovës dhe Serbisë janë gjasat minimale të ndodhë”, tha ai.
Sipas tij, formimi i qeverisë së re tregon se Serbia nuk e do Perëndimin.
Ai thekson se duhet të ndërrojë qasja duke qenë më rigoroz në raport me Serbinë.
Sopjani thotë se masat e vendosura ndaj Kosovës kanë pasur kryesisht efekt medial, dëmtim të imazhit të Kosovës.
“Këto masa nuk është që kanë pasur ndonjë efekt të caktuar, qoftë në proceset integruese. Efekti i tyre kryesisht ka qenë efekt medial, dëmtim i imazhit të Kosovës. Stano është vetëm një emisar, deklaratat përpilohen nga zyra e Borrellit dhe Lajçakut. E dimë pozicionin e tyre karshi Kosovës, e mira është se do të kemi ndryshime të mëdha në BE, Lajcak nuk do të jetë më në këtë pozitë”, tha ai.
Kurse politologu Ukaj thotë se Kosova qartazi i ka përmbushur kriteret e veta.
Ai thekson se BE-ja nuk ka arsye që të vazhdojë me mbajtjen e masave ndaj Kosovës.
“Nuk do të kishte asnjë kuptim nëse BE-ja vazhdon me mbajtjen e masave duke e ndërlidhur çështjet e tjera dhe jo me përmbushjet apo kriteret që tashmë Kosova i ka përmbushur”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës