LAJMI I FUNDIT:

Alarm në “Qendrën për Media” në Paris, policia franceze izolon menjëherë zonën

Alarm në “Qendrën për Media” në Paris, policia franceze izolon menjëherë zonën

Sot nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike në Paris, aty ku vëmendja e botës së sportit do të jetë maksimale deri më 11 gusht, kur do të kemi paraqitjen e sportistëve elitarë një nga garat më të mëdha dhe më të vjetra të sportit botëror.

Siguria ka qenë padyshim një nga elementët më shqetësues për këto Lojëra Olimpike, teksa menjëherë në qendër të sulmeve u vendosën linjat hekurudhore, ku u ndezën disa zjarre të qëllimshme, duke bllokuar qarkullimin e trenave për disa orë.

Ndërkohë në orët e pasdites pasi një alarm edhe në atë që quhet “Qendra për Median”, ambient ku janë vendosur gazetarë, operatorë e fotografë nga e gjithë bota, të cilët do të përcjellin emocionet e Lojërave Olimpike.


Policia franceze veproi me shpejtësi, duke izoluar zonën për më shumë se 10 minuta dhe bërë kontroll të detajuar, por më pas gjithçka iu rikthye normalitetit, pasi alarmi rezultoi i rremë.

Evente të tilla madhore janë gjithmonë në shënjestër të terrorizmit. Autoritetet franceze kanë dhënë garanci për sigurinë në ambientet ku do të mbahen garat sportive të Lojërave Olimpike, por mbetet ende shqetësimi për sulme në metro, stacione trenash dhe qendra të tjera grumbullimi të tifozëve. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori