Klubi arab Al Ahli ka mposhtur atë japonez Kawasaki Frontale me rezultat 2-0 të shtunën, për t’u shpallur kampion i Ligës së Kampionëve të Azisë. 

Kjo finale e madhe u zhvillua në stadiumin ‘King Abdullah Sports City’ në Jeddah. 


Ky triumf e bëri Al Ahli klubin e tretë nga Arabia Saudite që e fiton këtë titull pas sukseseve të mëparshme nga Al Hilal dhe Al Ittihad. 

Pasi triumfuan në finale, disa fjalë i pati ish-portieri i Chelseat, Edouard Mendy, i cili ishte në mesin e shumë futbollistëve që nga Evropa lëvizën në Lindjen e Mesme. 

“Ne jemi shumë krenar. Sapo e mësuam që play-offi do të luhet në Jeddah, ishte qëllimi ynë që të bëheshim kampionë para tifozëve tanë”. 

“Që kur erdha këtu 18 muaj më para ata na kanë përkrahur shumë neve”, ka thënë Mendy. 

Al Ahli ishte favorit i madh në këtë finale me një formacion që përbëhej nga futbollistë të huajë të talentuar si ish-fituesit e Ligës së Kampionëve, Riyad Mahrez dhe Roberto Firmino./Telegrafi/

telegrafi sport app