Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”, ka triumfuar në dy festivale ndërkombëtare, duke marrë çmimin kryesor “Etno Ansambli më i mirë i Festivalit”, në Festivalin në Kukaj dhe çmimin e dytë në Festivalin “Jehona e Vjosës”, në Memaliaj të Shqipërisë.

Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe talentit të anëtarëve të ansamblit.


456265033 1555542365059050 5791864617334702646 n Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” gjatë përformncës në "Etno Fest"/ Foto nga Bahkim Ramosaj, Facebook

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në faqen e tij në Facebook i ka përgëzuar anëtarët e AKV “Deçani” për këto arritje, duke theksuar krenarinë e madhe që i pari i këtij vendi ndjen për fitimin e këtyre dy çmimeve.

456160768 1555540638392556 8033778512239409486 n AKV “Deçani” në Festivalin “Jehona e Vjosës”/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

"Ju faleminderit që me çdo paraqitje na bëni të ndihemi krenarë dhe që me sukseset tuaja po e përfaqësoni Deçanin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare", ka shkruar Ramosaj transmeton Telegrafi.

456304921 1555542435059043 8282076627906214653 n Performanca në "Etno Fest"/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

AKV “Deçani” mbetet një ambasador i denjë i artit dhe kulturës shqiptare, duke e vendosur Deçanin në hartën e kulturës ndërkombëtare.