Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg për Aurel Zarkën, ish-drejtues i Prokurorisë së Vlorës.

Sipas burimeve për A2 CNN, nëse edhe gjykata e vendos, Zarka për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet përfundimisht me 3 vite heqje lirie.


Aurel Zarka akuzohet pët veprat penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 3 herë, në bashkëpunim 2 herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky Ecc, që mundësonte komunikime të fshehta.

"Ka rezultuar e provuar se ai ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela", thuhej në pretencën ndaj tij.

Ndërkohë mbetet për t’u parë vendimi që do të marri Gjykata e Posaçme antikorrupsion, lidhur me akuzat dhe dënimin e kërkuar nga SPAK ndaj Zarkës.