LAJMI I FUNDIT:

Akuzohen për ndërtime pa leje, lirohen 11 ish-zyrtarët e ndaluar në Sarandë

Akuzohen për ndërtime pa leje, lirohen 11 ish-zyrtarët e ndaluar në Sarandë

Gjyqtari Mikel Hysometaj ka hedhur poshtë, operacionin e Prokurorisë së Sarandës të zhvilluar të mërkurën për ndalimin e 11 zyrtarëve të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, duke shpallur të paligjshme ndalimet dhe duke ndryshuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria për 4 nga të ndaluarit e duke lënë të lirë në total 6 prej tyre.

Edhe pse Prokurorja Silvana Belishta kishte kërkuar “Arrest në shtëpi” për Ermen Strokën, Erald Likën, Denis Balilin, Viktor Qesarin, Oltion Durmishin dhe Tonin Simonin, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Ina Papa, zyrtare e ASHK dhe Manushaqe Saliko ish-zyrtare e IKMT, të ndaluara nën të njëjtën akuzë, Gjyqtari Hysometaj ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 nga të ndaluarit duke lënë në “Arrest shtëpie” vetëm Strokën dhe Likën. Praktikisht Hysometaj ka lënë të lirë inspektorët e IMT të Bashkisë Sarandë dhe të IKMT.


Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në një nga pikat e kalimit kufitar edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë.

Policia vazhdon ende të kërkojë Mariel Muratin dhe Kozeta Stathën, të dy ish Drejtorë të ASHK Sarandë. Statha dyshohen për veprën penale “shpërdorim detyre” ndërsa Murati për “ndërtim të paligjshëm”.

Dhima, Statha dhe Balili rezultojnë me masa sigurimi aktive edhe për cështje të tjera penale./abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori