LAJMI I FUNDIT:

​Akuzohen për koktej Molotov, anëtari i PSD-së e quan gjykim politik

​Akuzohen për koktej Molotov, anëtari i PSD-së e quan gjykim politik

Në departamentin special të Gjykatës Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca për shqyrtimin fillestar për dy aktivistët e PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Ç.G, që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”.

Kjo seancë u mbajt e mbyllur pas aktvendimit që mori kryetarja e Trupit Gjykues, Albina Rama e cila tha se seancat për këtë rast do të mbahen të mbyllura, pasi që i akuzuar Ç.G është i mitur. Madje ajo përmes aktvendimit ndaloi edhe zbulimin dhe të gjitha të dhënat për të miturin që akuzohet për ‘Përgatitje të veprës terroriste’


“”Meqenëse në mesin e të dyshuarve për këtë vepër penale gjykata konform nenit 47 dhe 66 të Kodit të Drejtësisë për të mitur përjashtohet publiku në këto seanca tani e tutje për këta persona do jenë të mbyllura. Po ashtu njoftoj se çdo e dhënë me zbulimin e identitetit e të miturit nuk guxon të dal në media”, tha ajo.

Kurse, pas përfundimit të seancës i akuzuari, Gëzon Kastrati tha se sot është mbajtur vetëm seanca fillestare për këtë rast dhe se kanë mundësi për 30 ditë t’i lexojnë provat dhe ta kundërshtojnë aktakuzën.

Sipas tij është e paarsyeshme se si gjykata i ka lënë të lirë deri më tani dhe vetëm tani ka nisur procesin ndaj tyre.

Kastrati e kundërshtoi faktin që seancat të mbahen të mbyllura për këtë rast se sipas tij Ç.G nuk është më i mitur. Ai, thotë se ka qenë i mitur në kohën kur akuzohet se e ka kryer veprën.

“Mua më vjen shumë keq që seanca ka qenë e mbyllur arsyetimi i gjykatës ke që është një i mitur edhe pse ai nuk është i mitur, ka qenë në rastin kur akuzohet por tash i ka diku 19 vite ose 20 vite…Ne akuzohemi për kinse përgatitje të veprës terroriste ku një rast kanë shkuar në depo të Vetëvendosjes një rast që është shumë i dyshimtë, kur t’i analizojmë provat keni me e pa që nuk ka absolutisht asgjë që mund të na akuzojnë neve, thjesht është gjykim politik”, tha Kastrati.

Gëzon Kastrati dhe Korab Korça të cilët tani janë pjesë e PSD dhe Ç.G. pjesë e Vetëvendosjes akuzohen për koktej Molotovët që janë gjetur në zyrat e Vetëvendosjes në vitin 2016. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori