LAJMI I FUNDIT:

Akuza të reja ndaj Martin Shkrelit

Akuza të reja ndaj Martin Shkrelit

Shqiptaro-amerikani që u kthye në personin më të urryer në SHBA, Martin Shkreli, do të përballet me akuza të reja për mashtrim të investitorëve në një prej kompanive të tij të ilaçeve.

Shkreli, i cili u bë i njohur botërisht për ngritjen e çmimeve të ilaçeve të HIV-AIDS dhe kancerit në SHBA është paditur së bashku me ish-avokatin e tij, Evan Greebel, për kohën kur drejtonte “Retrophin Inc”.

Dyshja është akuzuar për shpërndarje të aksioneve tek shtatë punonjës të kompanisë, në mënyrë për të fshehur pronësinë që Shkreli kishte mbi të.

Shkreli, i cili ishte drejtues i Retrophin derisa u largua nga bordi në vitin 2014, është akuzuar më herët për plaçkitjen e pasurive të kësaj kompanisë për të paguar borxhet, përcjell TCH.

Prokurorët thonë se Shkreli ka humbur paratë e investitorëve të tij dhe pastaj u përpoq për të përdorur asetet nga Retrophin në mënyrë që t’i paguajë ata, duke krijuar një skemë mashtrimi me vlerë 11 milion dollarë.

Por 32-vjeçari doli i pafajshëm në lidhje me këto akuza, ndërsa pritet që tashmë të dalë para gjykatës së Brooklyn javën e ardhshme për t’u përballur me akuzat e reja.

Martin Shkreli u bë një nga personat më të urryer në Amerikë pasi “Turing Pharmaceuticals”, kompania që ai themeloi në vitin 2014 pas u largua nga Retrophin, bleu asetet e Daraprim dhe rriti brenda natës me mbi 50 herë çmimin e një ilaçi të rëndësishëm për trajtimin e HIV-AIDS dhe kancerit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori