Akulli mbi det në pjesën veriore të Alaskës është zhdukur shumë më herët sesa që zakonisht ndodh gjatë pranverës, gjë që ka shqetësuar tej mase banorët që varen ekskluzivisht nga gjuetia dhe peshkimi.
Akulli është shkrirë për shkak të temperaturave të larta në oqean. Përveç kësaj edhe për shkak të temperaturave të larta në ajër, duke thyer kështu rekordin mbi 110 vite. Në qytetin Juno është regjistruar temperatura prej 28 gradë celsius, transmeton Telegrafi.
E sipas Janet Michelle nga Kivalina, shkrirja e akullit para kohe është një fakt i frikshëm. Familjarët e saj që merren me peshkim, ishin detyruar të udhëtojnë me anije mbi 80 kilometra larg shtëpisë për të gjetur foka në akull.
Ajo pretendon se fokat më herët lehtë kanë mundur të gjenden në afërsi të fshatrave, por shkrirja e akullit ka bërë që ato të lëvizin më në veri të vendit.
“Nuk e dinim nëse do të kemi ushqim për dimër. Ka qenë një fakt tmerrues”, ka shtuar ajo.
Kurse Rik Thoman, klimatolog nga Qendra për vlerësimin e klimës pranë Universitetin e Alaskës, Ferbanks, ka shkruar në rrjetet sociale se në veri të detit të Beringut dhe në jug të Chukotsko “janë duke u pjekur”.
Temperatura e ujit të detit gjatë javës së kaluar ka qenë për pesë gradë celsius më e lartë sesa gjatë periudhës 1981-2010. E në përgjithësi gjatë pesë viteve të fundit, temperatura e ujit të detit në këtë rajon është shumë më e lartë sesa që ishte dikur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë