Whoopi Goldberg zbuloi se i pëlqen të jetë vetëm dhe nuk dëshiron ta ndryshojë këtë.

Goldberg deklaroi se nuk është duke kërkuar një burrë në jetën e saj.


"Në 25 vitet e fundit, kam kuptuar se jo të gjithë janë bërë për një lidhje. Disa njerëz janë bërë thjesht për aventura një-natëshe. Nuk dua të jetoj me askënd. Jetova me vajzën time dhe kjo është e gjitha që mund të përballoj. Ka shumë njerëz që i dua, por nuk kam nevojë të fle me ta", tha ajo.

Whoopi Goldberg

Goldberg është martuar tri herë, por ajo ka theksuar se nuk është e mirë në lidhje.

"Nuk jam e mirë në këtë sepse duhet të mendoj për njerëzit e tjerë, dhe kam mjaftueshëm për të menduar me vajzën time, burrin e saj dhe të gjithë njerëzit përmes punës", shtoi tutje.

Aktorja pohon se nuk ndihet e vetmuar sepse ka mjaftueshëm njerëz përreth që nuk e lejojnë të ndihet në atë mënyrë.

"Njerëzit vazhdojnë të më thonë se do të gjej dikë, por unë nuk dua. Jam shumë e lumtur, nuk dua të jetoj me askënd. Nuk dua të ndaj para, e di që është e tmerrshme, por nuk dua ta bëj", theksoi mes tjerash. /Telegrafi/