Aktorja dhe influencuesja kineze, Wan QianHui, vodhi shfaqjen në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë me një veshje të pazakontë që theu kodin e ri të veshjes së festivalit.

Gjatë ceremonisë së hapjes, fustani i saj i bardhë ekstravagant tërhoqi më shumë vëmendjen e medias sesa performancat e yjeve të afirmuar.


Domethënë, ajo u shfaq me një fustan të bardhë të madh që i ngjante një reje.

Wan QianHui

Ajo i lidhi flokët në një topuz dhe e kompletoi kombinimin me vathë argjendi.

Megjithatë, kjo paraqitje e saj mbresëlënëse në fakt shkon kundër kodit të veshjes.

Domethënë, në prag të hapjes zyrtare të Festivalit të Filmit në Kanë, organizatorët vendosën të futnin një rregull të ri, sipas të cilit është e ndaluar të vishen "fustane voluminoze”.

Organizatorët prezantuan një kod veshjeje që ndalonte veshjet që prishnin rrjedhën e duhur të të ftuarve dhe ndërlikonin ulëset në kinema, i cili u shkel nga aktorja, e njohur ndryshe për daljet e saj ekstravagante. /Telegrafi/

Wan QianHui